Romë – Futbollistët e Lacios mbrëmëm me fitore minimale prej 3:2 kundër Veronës të arritur në minutën e fundit korrën plasman në çerek finalen e kupës italiane. 
Në Stacionin olimpik në Romë, Lacio kishte epërsi prej 2:0 me golat e Andre Diasit dhe Tomaso Rokit, por Verona me golat e Emanuele Bertonit dhe Marko D’ Alesandros barazoi në 2:2. Golin fitues për Lacion e shënoi Hernanes.
Nga garat një të tetën finale sot luajnë: Udineze – Kievo dhe Roma – Fiorentina, ndërsa nesër luhet dueli Napoli – Çezena.
Dyshet një të tetën finale do të kompletohen më 18 dhe 19 janar kur luajnë: Milani – Novara dhe Interi – Xhenova.
Në çerek finale përveç Lacios plasman kanë siguruar edhe Juventusi dhe Siena
Wednesday, 11 January 2012 12:40