Paris– Që prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova është në përpjekje të vazhdueshme për tu pranuar në organizmat ndërkombëtarë të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Një konfirmim mjaft pozitiv, Kosova e ka marrë nga 2 prej lojtarëve më të mirë në të gjithë botën momentalisht, futbollistët e Barcelonës, Xavi Hernandes dhe Dani Alves por edhe nga trajneri i Manchester Utd Ferguson. 
Çavi, Alves dhe Fergie kanë firmosur një bluzë në të cilën është stampuar flamuri i Kosovës, bashkë me nënshkrimin, “Accept Kosovo UEFA and FIFA”.
Një thirrje për pranimin e Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit.
Çavi ishte kandidat kryesor për të fituar trofeun më të rëndësishëm personal në futboll “Topi i Artë 2011”, i cili u mor për të tretën herë rradhazi nga shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.
Wednesday, 11 January 2012 12:35 