Mbrojtësi brazilian Maksuell është i vendosur për tu larguar nga Barcelona gjatë transferimeve të janarit dhe Paris Sent Zhërmen duket se do të jetë destinacioni i tij.
“Le Parisien” pretendon se udhëheqësit e Ligue 1 janë të etur për të forcuar mbrojtjen e tyre në afatin kalimtar të janarit dhe fillimisht kishin vendosur të interesoheshin për Frederiko Balzaretin e Palermos, por tani në rrethin e ngushtë hyn edhe braziliani i Barcelonës.
Ish-ylli i Inter dhe Ajaks, më parë kishte kontakte me Benfikën, por mendohet se ai preferon PSZH-në dhe transferimi mund të përfundojë në ditët e ardhshme.
Maksuell u transferua në Kamp Nou në korrik të viti 2009 dhe bëri mbi 70 ndeshje për Barçën në dy sezonet e tij të para, por këtë sezon ai është aktivizuar vetëm 12 herë deri më tani në të gjitha garat. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 16:37