Legjenda e Arsenalit, Tierri Henri, ka pranuar se ai kurrë nuk e ka imagjinuar se do të luajë përsëri për Arsenalin dhe për më tepër të shënojë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lids, të vlefshme për Kupën FA.
Francezi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe arriti të shënoj golin e vetëm të ndeshjes por vendimtar për skuadrën londineze.
“Kurrë nuk e kam menduar që unë do të luaj përsëri për Arsenalin, dhe unë kurrë nuk mendova se do të shënoja në ndeshjen kundër Lids”, tha lojtari për ESPN pas ndeshjes.
Ai u tregua modest për mikpritjen, duke iu përgjigjur sugjerimeve se ai po kthehet si një hero: “Kjo nuk ishte në planin tim, unë vetëm kërkova të vij dhe të ndihmoj ekipin çdo ditë.”
“Ekipi luajti mirë. Kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ata erdhën për tu mbrojtur dhe tifozët ishin të shqetësuar ndonjëherë, por ne e bëmë punën tonë”.
“Nuk e dija në do më vinte një shans i dytë para porte. Ndaj duhet të sigurohesh që ta përfitosh nga rasti dhe unë e bëra një gjë të tillë”.
Fitorja 1-0 e dërgoi Arsenalin në raundin e katërt të Kupës FA, ku do të takohet me rivalin nga Premier League, Aston Vila. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 11:25