Drejtori sportiv i Paris Sent Zhërmen, Leonardo, ka shtuar polemikën në distancë me Diego Armando Maradonën, i cili deklaroi një ditë më parë se nuk kuptonte çfarë pune bënte braziliani në Paris.
“Maradona ka të drejtë, as unë nuk e kuptoj veten, është pikërisht ashtu siç thotë ai! Megjithatë, është një gjë e mirë që futbollisti i dytë apo i tretë më i mirë në historinë botërore flet për PSZH. Kjo është një gjë pozitive për ne pasi do të thotë që arrijmë të ngjallim interes”, deklaroi Leonardo.
Më pas, ai ka sqaruar arsyen se pse Maradona nuk është më i miri në botë dhe se është një futbollist tjetër që ka kaluar këdo, përfshirë edhe legjendarin Pele. “Maradona është lojtari i tretë më i mirë i të gjitha kohërave pas tani ka ardhur Mesi, i cili është më i miri nga të gjithë”, u shpreh ai. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 13:51