Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristano Ronaldo është vënë nën shënjestrën e klubeve angleze pasi largimi i tij nga Spanja duket i afërt.
Mosmarrëveshjeve me publikun madrilen që vazhdon ta vërshëllejë, ndonëse ai është golashënuesi kryesor i ekipit, i është shtuar edhe “goditja financare” që do të marrin financat e tij nga ligjet e reja në Spanjë.
Anulimi i “ligjit Bekam”, që lejonte sportistët elitarë të paguanin 24% taksa do të thotë se ata tani do të përfitojnë shumë më pak nga e kaluara, pasi tashmë duhet t’i japin 54% shtetit spanjoll. Si rrjedhojë, Kristiano Ronaldo po bëhet gati të largohet nga Reali i Madridit, ku rroga e tij prej 250 mijë stërlinash në javë do të përgjysmohet.
Mançester Junajtid dhe Mançester Siti po e monitorojnë situatën me kujdes. Ronaldo e di se ai do të jetë i mirëpritur me krahë hapur nga të dy gjigantët e Premier League dhe ai po mendon të kthehet në Angli.
Tashmë mbetet të përcaktohet se cila prej dy skuadrave do t’i ofrojë më shumë Realit dhe portugezit në “ankandin” që do të fillojë në verë. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 11:25