Skuadra e Interit e ka filluar vitin 2012 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar bindshëm ndaj Parmës me rezultatin 5-0. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte argjentinasi Diego Milito, i cili shënoi dy gola (1-0 në 13’ dhe 3-0 në 41′) si dhe dha pasimin e golit të katërt të shënuar nga Pacini në minutën e 55-të. Dy golat e tjerë u shënuan nga Tiago Mota (2-0 në 18′) dhe i riu Faraoni (5-0 në 79′).
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të së shtunës në Serinë A, skuadra e Lacios është turpëruar duke humbur 4-0 në fushën e Sienës, një ekip që lufton për mbijetesë. Në formacionin titullar për Lacion u aktivizua mesfushori i përfaqësues shqiptare, Lorik Cana, por ai u zëvendësua menjëherë në fillimin e pjesës së dytë kur trajneri Reja vendosi të hidhte në fushë një lojtar me tipare më ofensive si Gonzalez. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 January 2012 22:57