Sulmuesi spanjoll Raul, ka shprehur hapur dëshirën e tij për të rinovuar kontratën me ekipin gjerman Shalke. Lojtari u transferua në radhë e kësaj skuadre nga Reali i Madridit dhe duket se mundësia për të luajtur përsëri në Ligën e Kampionëve po e bën atë që të kërkojë rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor.
“Shpresoj që të vazhdoj të luaj te Shalke pasi unë jam shumë i lumtur këtu. Edhe jetesa në Dyseldorf është e shkëlqyer. Jam optimist se do të arrijmë të gjejmë një akord. Për momentin nuk ka asnjë arsye pse të mos zgjas kontratën time me Shalken”, tha ai.
Raul pritet të ulet menjëherë në tavolinën e bisedimeve pasi paraqitja e tij ka ndihmuar skuadrën gjermane të ngjitet në vendin e tretë në Bundesligë. 10 golat e 34-vjeçarit kanë bërë të mundur që kjo skuadër të ëndërrojë për titullin kampion.
“E di shumë mirë që nga koha e Realit të Madridit se çfarë do të thotë të fitosh një titull dhe do të ishte fantastike ta përjetoja një gjë të tillë këtu. Do të më pëlqente shumë të fitoja Bundesligën”, deklaroi ish-sulmuesi i përfaqësueses spanjolle. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 19:48