Legjenda e Arsenalit, sulmuesi Tierri Henri është rikthyer në skuadrën ku u bë yll i futbollit botëror. Arsenal dhe Nju Jork Red Bulls kanë arritur marrëveshjen që Henri të huazohet për dy muaj në skuadrën londineze, për të cilën ai luajti shumë vite me radhë.
Henri mund të luajë në tetë ndeshje në Premier League, ndërsa mund të aktivizohet edhe në derbin kundër Totenhem.
Në deklaratën e lëshuar nga Arsenal thuhet: “Tierri Henri sot i është bashkuar Arsenalit në një marrëveshje huazimi për dy muaj.”
“Pas negociatave mes Arsenal, Henri dhe Nju Jork Red Bulls, sulmuesi do t’i bashkohet “topçinjve” si huazim i përkohshëm gjatë periudhës së janarit dhe shkurtit”.
Lajmi është pritur me entuziazëm si nga tifozeria, që e ka ende idhull atë, ashtu edhe shokët e skuadrës të cilët presin me padurim që të zbresin në fushë përkrah tij. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 16:56