Federata Angleze e Futbollit ka lajmëruar dje se ka caktuar dy ndeshje miqësore, pasi Norvegjia dhe Belgjika do të jene kundërshtarët e Anglisë para Euro 2012.
Ndeshja e parë miqësore për këtë vit vjen më 29 shkurt, kur ata përballen me finalistët e Kupës së Botës 2010, Holandën, në Uembli.
“Tre Luanët” pastaj do të luajnë në Oslo kundër Norvegjisë më 26 maj.
Shtatë ditë më vonë, më 2 qershor, skuadra e Fabio Kapelos do të luajë kundër Belgjikës, e fundit para ndeshjeve të Euro 2012.
“Që nga dhjetori kemi punuar drejt këtyre ndeshjeve dhe kemi zgjedhur kundërshtarët e duhur, ndaj unë jam shumë i lumtur me këto kundërshtarë”, tha Kapelo. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 12:25