Agjenti i Daniele De Rosit nuk mund të garantojë se lojtari do të qëndrojë te Roma.
De Rosit i përfundon kontrata në qershor dhe mund t’i bashkohet Mançester Siti, Inter apo Mançester Junajtid si një lojtar i lirë.
“Më herët ndoshta isha pak më shumë optimist. Klauzola e largimit është një nga çështjet e diskutueshme, kështu që ne mund të bëjmë një kompromis”, tha Klaudio Paskualin.
“De Rosi do të qëndrojë në Romë? Kontrata skadon në qershor dhe nuk kemi kohë të mjaftueshme për një situatën të tillë.”
“Në fund të ditës, kjo çështje duhet të përfundojë me atë që dëshiron lojtari. Një agjent mund të punojë si i çmendur për të bindur klientin e tij të bëjë një zgjidhje, por është gjithmonë lojtari që vë firmën në letër.” (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 10:50