Ish-sulmuesi i Francës, David Trezege, dëshiron që të kthehet përsëri protagonist në fushën e blertë dhe dje është prezantuar si blerja e re e River Plejt.
Futbollisti që ka fituar thuajse gjithçka gjatë karrierës së tij me Juventusin, ka pranuar një sfidë të vështirë, pasi do të luajë në kategorinë e dytë argjentinase, për shkak të rënies së River Plejt gjatë sezonit të kaluar.
Megjithatë, 34 vjeçari me prejardhje argjentinase, e sheh këtë si një sfidë interesante, pas një 6 mujori zhgënjyes në skuadrën arabe të Banias.
“Të luash për River është një eksperiencë e veçantë për çdo futbollist. Jam shumë i ndërgjegjshëm për vendin ku jam. Mendoj se mund të kaloj momentet më të bukura të karrierës time këtu. Ky është vetëm fillimi i një aventure të këndshme”, deklaroi Trezege në prezantimin e tij. (LajmeShqip.com)
Friday, 06 January 2012 10:37