Barcelona ka konfirmuar se portieri Zhose Manuel Pinto ka zgjatur kontratën edhe një vit me kampionët e Evropës dhe Botës.
Pinto, 36, tani do të mbetet në rolin e tij si rezervë e portierit aktual Viktor Valdes në Kamp Nou deri në fund të sezonit 2012-13.
Marrëveshja nuk është nënshkruar zyrtarisht, por klubi ka njoftuar se të dyja palët kanë arritur marrëveshje të pranueshme.
“Barcelona njofton se ka arritur marrëveshjen me Zhose Manuel Pinton, i cili do të rinovojë kontratën e tij me klubin edhe për një sezon më shumë, deri më 30 qershor 2013,” thuhet në komunikatë.
Pinto iu bashkua Barcelonës nga Selta Vigo në janar të vitit 2008 dhe ka luajtur 38 ndeshje për klubin, duke pësuar 28 gola. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 04 January 2012 11:04