Mesfushori i kombëtares braziliane, Felipe Melo ka theksuar se ai është i lumtur me jetën te Gallatasaraj dhe preferon të qëndrojë në Stamboll deri në fund të sezonit.
Mesfushori 28-vjeçar, i cili iu bashkua Gallatasarajit në një marrëveshje huazimi një-vjeçar në fillim të sezonit, ka një kontratë deri në vitin 2014 me Juventusin, por ai nuk e sheh të ardhmen e tij me bardhezinjtë.
“Është shumë e pamundur për mua të veshi përsëri fanellën e Juventusit. Unë nuk dua që të kthehem në Torino. Unë gjithmonë u mundova të jap më të mirën për ekipin, por tifozët më kritikuan ashpër dhe për mua ishte kohë e vështirë,” tha Melo për gazetën “Millijet”.
“Unë me të vërtetë dua të qëndroj te Gallatasaraj. Më pëlqen klubi dhe jam duke shijuar kohën time këtu. Tifozët e vlerësojmë se çfarë bëj për ekipin. Stambolli është një qytet shumë modern dhe një vend i bukur.”
Gallatasaraj është i prirur të kërkojë transferimin përfundimtar të Melos, por qëndrimi i tij është i dyshimtë për shkak se Juventus kërkon shumë para për mesfushorin.
Rivali lokal i Gallatasarajit, Fenerbahçe, po monitoron nga afër situatën e Melos dhe është gati për të bërë një lëvizje në qoftë se Gallatasaraj nuk arrin të nënshkruajë me mesfushorin. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 January 2012 15:58