Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, ka marrë disa lajme zhgënjyese nga infermieria e ekipit para fazës së 1/16 të Kupës së Mbretit ku do të përballet me Malagan.
Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, ka një problem në kofshë, e konfirmuar edhe në faqen zyrtare të skuadrës, sipas të cilës Di Maria nuk është përfshirë mes të grumbulluarve për sfidën që luhet në “Santiago Bernabeu”.
23-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, dhe ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje në ligë për Los Blankos.
Di Maria ka të ngjarë të zëvendësohet nga ish-ylli i Espanjolit, Xhoze Kallejon. Ndërkohë, edhe mbrojtësit Sergio Ramos dhe Rikardo Karvaljo dy të humbin takimin me Malagan për shkak të problemeve me dëmtimet. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 January 2012 15:53