Kahill ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga stadiumi “Ribok”, pasi kontrata e tij do t’i përfundonte në mbyllje të sezonit, ndaj Bolton ka pranuar ofertën e Çelsit.
Menaxheri i Boltonit, Ouen Kojl, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertën e Çelsit për qendërmbrojtësin Geri Kahill.
Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së 26-vjeçarit, i cili ka vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratën e tij.
Kojl konfirmoi se bisedimet kishin avancuar mes dy klubeve dhe përfaqësuesit e Kahill janë tani në bisedime me ekipin e Londrës perëndimore. “Të dy klubet kemi arritur akordin dhe tani gjithçka mbetet në duart e përfaqësuesve të Çelsit dhe lojtarit”, tha Kojl para gazetarëve.
Bolton do të përballet me Ulvërhempton në prag të Vitit të Ri dhe sipas gjasave, Kahill nuk do të luajë për Boltonin përtej vitit 2011. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 16:35