Sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi, i ka treguar fansave të tij se ka ndërtuar në shtëpi një muze të posaçëm për të gjitha “kujtimet futbollistike” që ka. Lojtari i përfaqësueses angleze, nëpërmjet një bisede online, tregoi se në vilën e tij që ka kushtuar 5 milionë stërlina, është e ndërtuar një dhomë e veçantë ku janë të ekspozuara trofetë e fituar ndër vite.
26 vjeçari, në këtë dhomë ka katër medalje të titullit kampion në Premier League, dy medalje të Kupës së Ligës, një medalje të Ligës së Kampioneve dhe shumë medalje apo trofe si Lojtari i Vitit në kampionatin anglez. Në pjesën tjetër të muzeut është koleksioni i fanellave te skuadrave më të cilat ka luajtur: Everton, Mançester Junajtid dhe Anglisë ashtu si edhe fanella të shkëmbyera me lojtarë të tjerë të njohur.
I pyetur në këtë bashkëbisedim nga tifozët për tre gjërat që do të merrte me vete në një ishull të shkretuar, futbollisti është përgjigjur kështu: “Laptopin tim, kutinë e DVD-ve të episodeve të”Sopranos” dhe me shumë mundësi një top futbolli”. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 11:25