“Do të largohem nga Reali i Madridit në përfundimin e këtij sezoni për të kërkuar sfida të reja. Kam përjetuar momente të shkëlqyera këtu që shpresoj të vazhdojnë në të ardhmen.
Në orët e ardhshme do të mësoni më shumë detaje. Faleminderit që më mbështetni”, ishte deklarata që në mënyrë të çuditshme u shfaq në faqen zyrtare të Iker Kazijas në Facebook.
Megjithatë, kjo deklaratë e portierit madrilen dhe kombëtares spanjolle të futbollit, nuk është se ka çuditur shumë tifozët e tij që e kanë kuptuar menjëherë se bëhej fjalë për një shaka.
Në fakt, 28 dhjetori festohet si “Dita e gënjeshtrave” në Spanjë dhe Kazijas ka dashur të përfitojë nga rasti për t’i uruar këtë festë tifozëve të tij nëpërmjet një gënjeshtre të pafajshme, e cila ka zgjatur vetëm pak minuta pasi është zbuluar menjëherë.
Megjithatë, çmimin e ditës për “Gënjeshtrën më të dështuar” e ka fituar Viktor Valdes, portieri i Barcelonës, me cicërimën e tij në “Twitter”: Jam sulmuar nga një peshkaqen në Fuerteventura. Nuk e di ende sa rëndë është situata… (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 December 2011 21:26