Merkatoja e janarit dhe sidomos merkatoja e verës pritet të dhurojnë lëvizje të mëdha për faktin e thjeshtë se shumë yje të futbollit botëror janë në përfundimin e kontratës së tyre. Nëse disa mund të transferohen që tani, shumë pre tyre presin të mbyllin kontratat ekzistuese dhe në qershor të shpallen lojtarë të lirë. Më poshtë është një formacion sipas roleve me lojtarë të cilëve u mbaron kontrata në përfundimin e këtij sezoni dhe mund të jenë një “ofertë” e jashtëzakonshme gjatë merkatos së verës. Siç shihet, formacioni 3-4-3 do t’i bënte zili shumë klubeve evropiane, ndërsa edhe rezervat nuk është se kanë më pak cilësi…
Portier
Heurelho Gomes (1981, Totenhem)
Mbrojtës
Kristian Kivu (1980, Inter)
Daglas (1988, Tuente)
Alesandro Nesta (1976, Milan)
Mesfushorë
Alan Xhagoev (1990, Cska Moskë)
Daniele De Rosi (1983, Roma)
Pablo Aimar (1979, Benfika)
Florent Malouda (1980, Çelsi)
Sulmues
Dimitar Berbatov (1981, Mançester Junajtid)
Raul (1977, Shalke)
Didier Drogba (1978, Çelsi)
Rezerva
Flavio Roma (1974, Milan)
Marko Kaseti (1977, Roma)
Valter Samuel (1978, Inter)
Rikardo Montolivo (1985, Fiorentina)
Tomas Rosiçki (1980, Arsenal)
Trankuilo Barneta (1985, Bajer Leverkusen)
Nikolas Lodeiro (1989, Ajaks)
Matië Flamini (1984, Milan)
Mladen Petriç (1981, Hamburg)
Andrei Arshavin (1981, Arsenal)
Ederson (1986, Lion)
Salomon Kalu (1985, Çelsi)
Xheferson Farfan (1984, Shalke 04)
Filipo Inzagi (1973, Milan)
Klarens Sedorf (1976, Milan)
Alesandro Del Piero (1974, Juventus)
Sunday, 25 December 2011 16:46