Skandali ndërkombëtar i trukimeve ka sjellë në plan të parë edhe një emër të njohur për publikun shqiptar. 
Ish-mesfushori i Tiranës, hungarezi Zoltan Kenesei, është prangosur që prej muajit qershor për përfshirjen e tij në organizatën kriminale që vendoste baste për kampionatet evropiane në Azi duke trukuar ndeshjet.
Kenesei, ish-futbollist i bardhebluve dhe kampion me kryeqytetasit ne vitin 2000, ishte “përgjegjësi” për Hungarinë dhe merrej me ndeshjet në vendin e tij.
Ndërkohë, hetuesia italiane ka zbuluar se ai operonte nëpërmjet ndërmjetësve edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe Italia.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se në një nga përgjimet e telefonatave të tij, përmenden emrat e skuadrave të Interit dhe Kievos, për një ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të zikaltërve.
Friday, 23 December 2011 13:00