Vetëm një vit më parë Kris Hamfris ishte një nga gjigandët e mirë të NBA që luante në pozicionin e qendrës për Nju Xhersi Nets.
Rastësisht, jeta e tij u ndërthur me atë të Kim Kardashian dhe lidhja u kthye në diçka më serioze që përfundoi me martesën e tyre rekord në muajin gusht: zgjati vetëm 72 ditë.
Por tranzicioni nga një multimilioner “i zakonshëm” basketbolli në një nga emrat e lidhur me Kardashian ka sjellë edhe urrejtje nga personat të cilët preferonin sportistin apo edhe ata të cilët janë adhurues në mënyrën e tyre të jetës së familjes Kardashian dhe pjesëtarëve të saj.
Një sondazh i kohëve të fundit i publikuar nga “Nilsen dheE-Poll”, e rendit atë si lojtarin më të urryer të NBA, duke lënë pas LeBron Xhejms i cili mbante i vetëm vendin e parë në renditje që kur vendosi të kalonte nga Kliveland te Majemi. Ja lista e plotë e 10 më të urryerve në NBA.
1. Kris Hamfris
2. LeBron Xhejms
3. Kobi Brajant
4. Toni Parker
5. Metta World Peace (emri i mëparshëm Ron Artest)
6. Kris Bosh
7. Karmelo Entoni
8. Pol Pirs
9. Duejn Ueid
10. Lamar Odom
Nga kjo listë duket qartë se publiku amerikan është mërzitur duke parë fytyrat e sportistëve në faqet e gazetave skandalistike.
Toni Parker (i divorcuar nga aktorja Eva Longoria), Lamar Odom (i martuar me një tjetër Kardashian, Kloe), Karmelo Entoni (gruaja e të cilit drejton një “Reality” te kanali VideoHits1) dhe Metta World Peace (i cili ka shprehur gjithmonë dëshirë të gjendet në faqet e para të taloideve) janë të gjithë pjesë e listës.
Urrejtja ka arritur në atë pikë sa në ndeshjen e parë miqësore të Nju Xhersi Nets për këtë sezon, Hamfris u tall edhe nga tifozeria e skuadrës së tij e cila thirri në kor emrin e Kim Kardashian.
Friday, 23 December 2011 00:16 