Presidenti i Ferrarit, Luka Di Montezemolo, ka insistuar se skuadra e tij ka në gjirin e saj pilotin më të fortë të Formula 1, Fernando Alonson, ndonëse gjermani Sebastian Vetel ka dominuar dy sezonet e fundit duke u shpallur kampion bote.
Në pritjen e organizuar për të festuar 20 vjetorin e tij në krye të firmës italiane të prodhimit të makinave sportive, Montezemolo ka folure dhe për garat e Formula 1.
“Këtë vit treguam se dimë të humbim, portali mjaft më! Ka ardhur koha që të kthehemi të fitojmë. Masa? Ne nuk kemi qenë të lumtur me të dhë as ai nuk ka qenë i kënaqur me veten e tij. Por jam i sigurt që me një makinë që garanton ngrohjen më të shpejtë të gomave, ai mund të kthehet konkurrues përsëri. Aventura e tij te ne mund të vazhdojë, por ne në të njëjtën kohë nuk ngurrojmë të shohim rreth e rrotull”, u shpreh presidenti i Ferrarit.
Kuptohet që emrat më të lakuar janë ata të Sebastian Vetel dhe Luis Hemilton, por ky i dyti nuk mund të bashkëjetojë me Alonson ndaj nuk mund të bëhet pjesë e kokëkuqes.
“Të gabosh është njerëzore, të insistosh do të ishte djallëzore”, ishte shprehja kuptimplotë e Montezemolos duke kujtuar vitin 2007 kur të dy ishin pilotë të MekLaren dhe i shkaktuan shumë probleme si njëri-tjetrit, ashtu edhe skuadrës.
“Vetel? Ai është një djalë inteligjent, më pëlqen se si sillet dhe unë kur shoh dy të shpejtë njëlloj, preferoj të zgjedh atë që është më i zgjuar. Megjithatë, sot nuk nuk do të ndërroja Alonson me askënd, pasi për momentin është piloti më i fortë në qarkullim”, përfundoi presidenti i Ferrarit.
Thursday, 22 December 2011 15:03 