Mançester Siti dhe Mançester Junajted vazhdojnë të pashqetësuar dominimin në kampionatin anglez të futbollit, duke lënë pas krahëve dështimet e tyre në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjet e javës së 17-të, Siti ka mundur 3-0 Stoke, falë dygolëshit të Agueros dhe rrjetës të Xhonson, duke vazhduar e vetme kryesimin në kampionat në kuotën e 44 pikëve. Por skuadra e Mançinit ndiqet me dy pikë diferencë nga “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid të cilët kanë shkatërruar 5-0 skuadrën e Fullhemit në fushën e kësaj të fundit falë golave të Ëellbek, Nani, Gigs, Runi dhe Berbatov. Arsenali ka rimarrë veten duke fituar 2-1 në fushën Aston Vilës, ndërsa Liverpuli është ndalur në një barazim pa gola përballë Uigan.
Ndeshjet e kësaj jave do të mbyllen me supersfidën mes Totenhem dhe Çelsit ku fituesja do të jetë “rivalja” më e afërt e dy ekipeve të Mançesterit, duke marrë vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez. Në ndryshim nga kampionate e tjera kryesore evropiane, kampionati anglez nuk do të ndalet për festat e fundvitit, ndërsa do të luajë javën e 18-të që në mesjavën e ardhshme, ndërsa ka të planifikuar ndeshje në kalendarin e tij edhe për netët e ndërrimit të viteve.
Premier Ligë / Rezultatet
Aston Vila-Arsenal 1-2
Mançester S-Stoke 3-0
Njukasëll-Uest Brom. 2-3
Everton-Suonsi 1-0
Fullhem-Mançester J. 0-5
Kuins P.R.-Sandërlend 2-3
Uigan-Liverpul 0-0
Thursday, 22 December 2011 14:06