Barcelona kanë siguruar një klauzolë prej 10 milionë euro për yllin e Santosit, Neymar.
El Mundo Deportivo thotë se Barcelona ka blinduar Neymar me një klauzolë që do të mund ta transferoj yllin e Santos para Kupës së Botës 2014.
Real Madrid dhe Chelsea janë gjithashtu të etur për Neymar, por Barcelona janë të preferuarit e qartë për brazilian e rinj, babai i të cilit u takua me agjentët e Barcelonës dhe me presidentin katallan, Sandro Rosell gjatë Kupës së Botës për Klube në Japoni për të diskutuar kushtet personale.
Barcelona po ashtu nuk kanë përjashtuar blerjen e Neymar para vitit 2014 dhe Rosell u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të futbollit se ai është i gatshëm për të transferuar lojtarin sa më parë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 December 2011 13:55 