Liverpool po përpiqet për të sjellë në Anfilld, mesfushorin e Portos, Fernando.
Shefi i Reds, Damien Comolli ka qenë në ndjekje të brazilianit këtë sezon dhe tani është gati për të tërhequr atë në janar pas lëndimit të Lucas Leiva dhe shqetësimeve të vazhdueshme mbi përshtatshmërinë e Steven Gerrard.
Fernando, në Portugali quhet “Octopus” dhe ka një çmim prej 14 milionë funte, dhe Portos i nevojiten para në tregun e dimrit për të ndihmuar bilancin e librave.
Burimet nga Italia thonë se Liverpool janë favorit për nënshkrimin e tij, gjithashtu edhe Inter dhe AS Roma janë të etur për lojtarin. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 December 2011 13:52