Javën tjetër Napoli luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj kundër Vilarealit, në të cilën i duhet një fitore për të kaluar grupin në Ligën e Kampioneve.
Por, napolitanët kanë hedhur dyshime të forta se sheikët e Mançester Sitit, rivalit të drejtëpërdrejtë të Napolit, po bëjnë tentative për të paguar Vilarealin, në mënyrë që të mos lejojë fitoren e Napolit. Kjo, duke qenë se Vilareal nuk ka asnjë motiv për këtë ndeshje dhe mund të tolerojë.
“Kam dëgjua për lëvizje të dyshimta nga ana e princërve dhe sheikëve për këtë ndeshje”, ka thënë presidenti i Napolit, De Laurentis.
Ndeshja Vilareal-Napoli luhet javën tjetër dhe napolitanëve u duhet patjetër të fitojnë, në mënyrë që të kalojnë grupin.Napolika një pikë më shumë se Siti, që do të presë nga ana tjetër Bajernin e Mynihut.
Wednesday, 30 November 2011 23:56