Skuadra gjermane e Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 3-1 spanjollët e Villareal në Alianz Arena dhe tanimë ka pozitën parë në grupin “A”, për gjermanët dy herë shënoj Ribery dhe një herë Gomez ndërsa golin e nderit për spanjollët e shënoj Guzman.
Edhe skuadra italiane, Napoli e cila bën pjesë në grupin “A” e ka mposhtur 2-1 Manchester City dhe tani italianët mbajnë pozitën e dytë në grupin “A”, Edinson Cavani shënoj dy herë për Napolin ndërsa Mario Balotelli shënoj një gol për City.
Se kush do të mbaj vendin e dytë në grupin “A” do të vendosin ndeshjet e fundit ndërmjet Manchester City vs, Bayern Munich dhe Villareal vs. Napoli.
Falë fitores 0-2 të skuadrës franceze, Lille kundër CSKA Moskës, Inter është kualifikuar thuajse pa luajtur fare pasi që nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 1-1 kundër skuadrës turke të Trabzonspor.
Golat në ndeshjen Trabzonspor vs. Inter erdhen nga Riki Alvarez dhe Halil Altintop.
Ndeshja ndërmjet Lille dhe Trabzonspor do të vendos se cila skuadër do të zë pozitën e dytë në grupin “B” dhe të ec tutje në Ligën e Kampionëve.
Në grupin “C” Manchester United ka barazuar me Benfica 2-2, ishte skuadra portugeze ajo që në minutën e 3’ kaloj në epërsi me anë të një autogoli nga Phil Jones por ishte bullgari Dimitar Berbatov ai i cili Barazoj gjithçka në minutën e 30’.
Në pjesën e dytë United bëri më shumë presion dhe ishte Fletcher ai që kaloj “Djajtë” në epërsi për 2-1 por portugezët u përgjigjen me anë të Aimar i cili barazoj gjithçka në minutën e 61.
Edhe skuadra e kosovarit, Xherdan Shaqiri, Baseli ka shënuar fitore për ti mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në ndeshjen kundër Mnachester United.
Për Baselin dy golat e para u shënuar nga vëllezërit Frei ndërsa i treti nga Streller ndërsa për Otelul Galati shënuan Giurgiu dhe Antal.
Real ishte galaktikë në ndeshjen e grupit “D” kundër skuadrës së kosovarit, Fatos Beqiraj, Dinamo Zagrebit dhe ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 6-2.
Për Realin, nga dy here shënuan Benzema e Callejon ndërsa nga një gol e shënuan Ozil dhe Higuain.
Vlen të theksohet se kosovari Fatos Beqiraj ka shënuar një gol të bukur me kokë ndërsa golin e dytë për Dinamon e ka shënuar Tomaçek.
Ndeshja tjetër e grupit “D”ajo ndërmjet Lyon dhe Ajax ishte ndeshja e vetme ku nuk pati gola dhe tanimë Ajax ka shanse të kualifikohet në vendin e dytë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 November 2011 10:59