Sulmuesi gjerman i Lazios mungon për ndeshjen kundër Napolit në Seria A, por pavarësisht nga kjo, shefi i tij mbetet i sigurt se Lazio udhëton për rezultat.
Bosi i Lazios, Edy Reja ka pranuar se sulmuesi Miroslav Klose është i “pazëvendësueshëm”, por është i sigurt se skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv kundër Napolit. 
Napoli kanë pasur një fillim mbresëlënës deri tani, dhe janë në vendin e dytë në renditjen përpara ndeshjeve këtë fundjavë. Megjithatë, djemtë e Rejas do të duhet t’ia dalin pa gjermanin për përplasje në San Paolo, ai u lëndua në fitoren 3-0 ndaj Holandës.
Pavarësisht se nuk kanë shërbimet e sulmuesit veteran, 66-vjeçari ndjen se ekipi i tij mund të marrë një rezultat. “Klose është i pazëvendësueshëm, por unë kam një grup të besueshëm, dhe nesër do të luajmë me besim të plotë,” u tha gazetarëve Reja në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Ne kemi pasur shfaqje të shkëlqyera deri më tani këtë sezon dhe do të donim për ta vazhduar këtë.” “Napoli kanë një përparësi, sepse ata nuk kanë luajtur për tre javë, dhe janë përplot energji.
Edinson Cavani, Ezequiel Lavezzi dhe Maggio janë në formë.” “Por kjo është një lojë brenda mundësive tona, ne respektojmë kundërshtarët tanë, por nuk kemi frikë nga ata,” përfundoi ai. (LajmeShqip.com)
Saturday, 19 November 2011 15:14