Sepp Blatter deklaroi se racizmi duhet të kuptohet si pjesë e lojës, ndërkohë që shumë media të botës po kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme,
përfshirë kryeministrin e Anglisë David Cameron.
Në një intervistë për CNN, Blatter tha se racizmi duhet të kuptohet si pjesë e lojës e cila zgjidhet me shtrëngim duarsh. Në videon tjetër ai shprehi keqardhjen për fjalët e tij të pahijshme.
Video e intervistës në CNN ku deklaron se racizmi të bëhet pjesë e lojës:
Kryeministri i Anglisë, David Cameron tha se “është e tmerrshme të thuhet se racizmi duhet të pranohet si pjesë e lojës”, derisa David Beckham tha se “janë komente të tmerrshme” për të shtuar se “racizmi s’mund të fshihet dhe as s’mund të zgjidhen me shtrëngim duarsh. Kjo nuk është mënyra si duhet të trajtohet racizmi”. Kurse ministri i Sportit të Anglisë, Hugh Robertson u bë personi i parë që kërkoi dorëheqjen e kreut të FIFA-s, dje pas deklarimeve të tij. “Futbolli duhet të mendoj vërtetë në ky njeri është njeriu që mund ti përfaqëson vlerat që ne duam”, deklaroi Huhg Robertson.
Video ku Sepp Blatter shpreh keqardhje për fjalët e pahijshme:
Pas kësaj deklarate, Blatter provoi të sqarohet disa herë nëpër video të ndryshme, por, tashmë duket se është vonë për ta bërë një gjë të tillë, pasi shumë media botërore kanë filluar një kampanjë ku kërkojnë dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe e akuzojnë kreun e FIFA-s për dëshmite të ndryshme në krye të organizatës më të fuqishme në botë.
“Nuk besoj se në futboll ka racizëm, ndoshta ka ndonjë gjest apo fjalë jokorrekte, por racizëm s’ka. Në të tilla raste futbollistët duhet ta kuptojnë se bëhet fjalë vetëm për një lojë dhe duhet t’i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit”, pati deklaruar Blatter.
Blatter tha më vonë se deklarata e tij ishte e pahijshme dhe se kërkonte ndjesë për të, por se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, duke pyetur “pse duhet të dorëhiqem?”.
Ky ishte “skandali” i radhës i numrit një të futbollit botëror. Ai është vendosur shpesh në qendër të kritikave dhe akuzave nga më të rëndat, që nga ajo për korrupsion e deri tek konfliktet e interesit. Megjithatë, ai ka arritur t’u mbijetojë këtyre akuzave dhe kërkesave për dorëheqje duke vazhduar në vitin e tij të 13-të të mbretërimit në krye të FIFA-s. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 November 2011 22:54