Presidenti i Interit, Massimo Moratti e ka mirëpritur thirrjen e presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli për një tryezë të rrumbullakët sa i përket çështjes, Calciopoli.
Andrea Agnelli, president i Juventusit kërkoi nga CONI (Komiteti Olimpik Italian) për të formuar një tryezë politike dhe sportive për të diskutuar evidencën e plotë të Calciopolit.
“Jam plotësisht dakord me presidentin e CONI, Petrucci,” tha Moratti në faqen zyrtare të Interit.
“Unë jam nga ana e tij dhe ndajë frymën dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilën ai u përball me këtë moment të vështirë në futbollin italian, i cili shpresojmë se mund të kthehet e të zgjidhet si çështje sportive dhe jo si një problem për gjykata.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 November 2011 11:53