Mesfushori i Valencias, David Albelda ka etiketuar Real Madridin si favoritin kryesor për ta fituar La Ligën këtë sezon, duke përshëndetur atë që ai e sheh si periudhë e tyre më të mirë që nga ardhja e trajnerit, Jose Mourinho.
Los Blancos përfunduan në vendin e dytë në tabelë në sezonin 2010-11, por aktualisht janë në vendin e parë me një kryesim prej tre pikëve dhe Albelda ndjen se kryeqytetasit janë në kërkim për të fituar titullin e tyre të parë që nga viti 2008.
“Real Madridi kanë pasur fatin e keq që ata kishin për t’u përballur me një Barcelonë të shkëlqyer në vitet e fundit. Megjithatë, unë i shoh ata si favorit për të fituar titullin e ligës spanjolle dhe madje edhe Ligën e Kampionëve këtë sezon,” tha Albelda për EFE.
34-vjeçari ka mbështetur ndikimin e trajnerit të liderëve si arsye drejt suksesit të tyre aktual.
“Madridi janë një ekip shumë i ekuilibruar për shkak të filozofisë se Jose Mourinhos. Ata janë duke shijuar kohën e tyre më të mirë që nga ardhja e Mourinhos,” shtoi veterani. (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 November 2011 13:30