Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov do të marrë parasysh një lëvizje në Rusi tek skuadra e Anzhi Makhachkala, sipas agjentit të tij.
Anzhi, që ka fituar shërbimet e sulmuesit të Interit, Samuel Eto’o në verë, thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë funte ose 17,5 milionë euro për bullgarin.
Agjenti i Berbatov, Emil Danchev, ka pranuar se ai ka dyshime mbi lumturinë e klientit të tij me jetën në Old Trafford, ku ai kryesisht ka filluar nga stoli këtë sezon.
“Ne do të jemi të interesuar, kur Anzhi të bëjë një ofertë konkrete”, tha Danchev për Daily Mirror.
“Ne do të ulemi me Dimitar dhe do ta peshojmë këtë.”
“Unë nuk e di nëse Dimitar është i lumtur në Manchester. Ai nuk po luan, ai vetëm po ulet në stol.”
Berbatov, i cili është jashtë kontratës në fund të sezonit, mund të fitojnë 7.5 milion funte ose 8.5 milionë euro në një sezon tek Anzhi. (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 November 2011 11:40