Përfaqësuesi i Gjermanit e ka bërë të qartë se klienti i tij nuk ka ndërmend të lë klubin e tij aktual, që ka vetëm pak kohë që ka nënshkruar për skuadrën e tanishme.
Ingo Haspel, agjent i sulmuesit të Bayer Leverkusen, Andre Schurrle, ka përjashtuar mundësinë që klienti i ti të kaloj tek Inter në dritaren e transferimit në janar.
Mediat thanë se lojtari ishte i gatshëm të kalonte tek Nerazzurrët këtë dimër, por agjenti Schurrle ka theksuar se një transferim nuk ka gjasa të ndodhë.
“Unë nuk i kuptoj ku këto raportime. Schurrle ka një kontratë me Leverkusen deri në verën e vitit 2016 dhe nuk ka ndërmend të largohet nga klubi,” citohet të ketë thënë Haspel për calciomercato.com.
“Unë nuk kam biseduar me askënd, por unë nuk e di nëse Inter kanë kontaktuar Leverkusen për këtë çështje. Kam dyshim se ata janë të gatshëm për të shitur. Ata paguan një shumë parash për të nënshkruar me atë nga Mainz.”
“Inter është një klub i madh, megjithatë këto janë vetëm spekulime tani për tani.”
21-vjeçari iu bashkua Leverkusenit nga Mainz gjatë afatit kalimtar të verës.
Thursday, 17 November 2011 11:19