Qendër-mbrojtësi i Interit dhe Italisë është i kënaqur që të ketë luajtur në miqësore kundër Polonisë për Azzurrët dhe është i gatshëm të pCrballet me Luis Suarez dhe skuadrën e tij në Romë këtë javë.
Ranocchia, i cili filloi për në Itali në Stadion Miejski në Ëroclaë është i vendosur të jetë në XI e parë kundër Uruguait, dhe mendon se është e vështirë të përballesh me Luis Suarez por kjo është detyra ime.
“Do të jetë një sfidë e vështirë dhe gjithashtu interesante,” 23-vjeçar në faqen zyrtare të Interit.
“Por ne do të përballemi me të njëjtën frymë që kemi treguar në lojërat tona kohëve të fundit. Ne do tua bëjmë jetën të vështirë atyre.”
Loja kundër Polonisë për Ranocchia ishte e para që e ka filluar që nga 20 shtatori, kur ai u lëndua kundër Novaras në Serie A, dhe italiane ishte i kënaqur që është rikthyer nga lëndimi.
“Ishte një kohë e gjatë që isha jashtë fushës, por unë jam i lumtur tani,” tha mbrojtësi i entuziazmuar. Ne kemi fituar, kështu që çdo gjë shkoi mirë.”
“Ne jemi të gëzuar dhe ne gjithmonë kemi shumë kënaqësi sa herë që fitojmë së bashku,” përfundoi Ranocchia. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 November 2011 10:35