Revista “GQ” publikon këtë javë në Itali numrin e 150-të të saj dhe ndër artikujt e përzgjedhur, është një mbi Aleksandre Pato, sulmuesin brazilian të Milan. Por në këtë artikull nuk ka një intervistë, por kuriozitete rreth lojtarit, 10 nga të cilat gjenden në vijim:
1) Në një mëngjes në vitin 2008, Pato i kërkoi kushëririt që ta çonte sa më shpejt me makinë në Novara se kishte provimin për patentën. Ky i fundit, nga nxitimi, gabon daljen në autostradë dhe Pato përfundon duke e dhënë provimin një muaj më vonë.
2) Kur ishte fëmijë, në lojërat elektronike me futboll, merrte gjithmonë në skuadër Del Pieron, lojtarin e tij të preferuar.
3) Në dy ditët e para si turist në Itali ka qenë në qytetin e Veronës, ku ka qëndruar për shumë kohë duke parë ballkonin e famshëm të Romeos dhe Xhuljetës.
4) Para se të hynte në teatrin “La Scala”, përkrah Barbara Berluskonit, nuk e dinte çfarë ishte muzika lirike. Në fillimin e shfaqjes bleu librat shpjegues për të studiuar operat.
5) Ëndrra e tij në sirtar është të blejë një ishull.
6) I bërë kurioz rreth personazhit, edhe për faktin se në dhomat e zhveshjeve po përmendej shumë, bleu një libër rreth Barak Obama. E zuri gjumi në minutën e 10-të të leximit.
7) Kërcen shumë keq dhe shokët tallen më të: është braziliani i vetëm pa sensin e ritmit. Është bërë e famshme (dhe për gjynah) videoja e tij kur kërcen në tren bashkë me Robinjo dhe Tiago Silva nën tingujt e “Ai se eu te pego”.
8) Pato thotë: “Mbrojtësi më i mirë që kam përballuar në Itali është Fabiano Santakroçe”, ndërsa ky i fundit aktualisht është në stolin e rezervave te Parma.
8) Dreka e parë në Milanelo: tre lloje të ndryshme gatimi makaronash. Trajneri Ançeloti është afruar, e ka larguar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i ka bërë dy orë leksion mbi kuzhinën italiane.
9) Që kur ka mbërritur në Itali është zgjatur 8 centimetra dhe ka shtuar 8 kilogram. (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 March 2012 12:09 