Duajt Hauard, jo rastësisht ka nofkën “Superman”. Qendra e Orlando Mexhik ka treguar edhe një herë se është ai lojtari më i mirë i NBA në këtë pozicion, duke ndihmuae ekipin e tij të mundë LA Leikërs me rezultatin 92-80. Edhe pse kalifornianët i kishin vënë përballë dy gjigandët Gasol dhe Bynum për ta kontrolluar, Hauard ka qenë i pamëshirshëm në lojën në tabelë duke shënuar 21 pikë dhe 23 topa në tabelë në këtë sfidë.
Ndeshjet e tjera kanë treguar qartë se në një sezon të shkurtuar, diferencën mund ta bëjë mosha e lojtarëve. Kjo ka sjellë edhe humbjet në shtëpi të Boston dhe San Antonio, në favor të skuadrave me një përbërje më të re dhe lojtarë që janë në gjendje të vrapojnë ndonëse luajnë thuajse çdo ditë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
20.01.2012
Denver-Uashington 108-104
Atlanta-Filadelfia 76-90
Portland-Toronto 94-84
Miluoki-Nju Jork 100-86
Feniks-Boston 79-71
Çikago-Kliveland 114-75
Memfis-Detroit 98-81
LA Leikërs-Orlando 80-92
Sakramento-San Antonio 88-86
Indiana-G. Steit 94-91
Minesota-LA Klipërs 101-98
Saturday, 21 January 2012 09:09