Roberto Di Mateo ka konfirmuar se Çelsi nuk do të pësojë ndryshime radikale në këtë sezon ku ai është emëruar zyrtarisht si trajner i parë i skuadrës londineze. Italiani 42 vjeçar fitoi popullaritet dhe vendin e punës duke arritur të triumfojë në Kupën FA dhe në Ligën e Kampioneve me blutë ndërsa u caktua trajner “i përkohshëm” të Çelsi pas shkarkimit të Andre Vijas Boas.
“Nuk priten ndryshime radikale. Unë dua që ne të jemi një skuadër e mirë që mund të konkurrojë me këdo dhe të jetë gjithmonë në luftë për objektivat që ka vendosur klubi. Nuk ka ndryshime as në mënyrën se si do të përgatitemi për ndeshjet, lojtarët e rinj duhen integruar në skuadër dhe do të mundohemi të marrim maksimumin nga ata”.
“Nuk shoh asnjë arsye për ndryshime, unë jam i gatuar në këtë mënyrë dhe kështu veproj, kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen. Kam metodën time të komunikimit me lojtarët dhe do të vazhdojë të jetë e njëjta. Puna ime është që ata të ndjejnë besim dhe të vendosin talentin e tyre në shërbim të skuadrës. Kemi shumë punë për të bërë në kampionat, ku sezonin e kaluar e mbyllem 25 pikë larg vendit të parë”, pranoi Di Mateo.
Italiani ka hedhur poshtë zërat se jeton në frikën se do të zëvendësohet nga Pep Guardiola në stolin e skuadrës londineze, arsye pse Abramoviç ngurronte ta konfirmonte si trajner të ekipit.
“Jam i qetë rreth kësaj situate. Kam patur gjithmonë kontakte me presidentin Abramoviç dhe kemi zhvilluar disa takime. E di që shpesh procesi ka nevojë për kohë, është një vendim i rëndësishëm për klubin dhe mua nuk më krijonte shqetësim një gjë e tillë. Jam i lumtur që kam mundësinë të punoj me këtë skuadër të madhe, e cila ka rritur shumë gjëra në të kaluarën po ka më shumë uri për të ardhmen”, deklaroi Di Mateo. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 July 2012 13:20