Zinedin Zidan mund të ketë një rol të madh në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm të Real Madridit.
Zizu është duke pasur një ndikim në rritje te Real, në sajë të këmbënguljes së Zhoze Murinjos dhe mund të bindë presidentin Florentino Perez për atë se kush duhet të jetë zëvendësuesi i “Special One”.
Murinjo pritet të largohet nga Madridi në fund të sezonit dhe Perez ka një listë të zëvendësimeve të mundshme, e cila përfshin trajnerin e Arsenal, Arsen Venger dhe trajnerin e Gjermanisë, Joakim Lëv.
Megjithatë, “Ecodiario” thotë se Zidan po e shtyn para kandidaturën e Loren Blank. Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze do të jetë në dispozicion pas “Euro 2012” kur ai e lë punën në Francë. (LajmeShqip.com)
Monday, 05 March 2012 12:05