Prishtinë – Ndeshja derbi, mbrëmë, midis basketbollistëve të Sigal Prishtinës dhe Bambit, ka përfunduar në mënyrë jo të mirë, për faktin se pas takimit Policia e Kosovës është përleshur me tifozët e skuadrës vendëse, “Plisat”.
Raportohet për të lënduar nga të dy palët dhe dëme të konsiderushme materiale.
Ekcesi ka ardhur kur pjesëtarët e policisë, disa prej tyre serbë të Mitrovicës, janë ndier të fyer nga tifozët prishtinas “Plisat”. Me qëllim të shpërndarjes së shikuesve policia ka përdorur sprej por kjo i ka revoltuar edhe më shumë ata, gjë që ka gjeneruar në dhunë.
Në këtë përleshje disa nga policët, por edhe disa tifozë kanë pësuar lëndime të ndryshme.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës ka konfirmuar se janë lënduar disa persona dhe janë dëmtuar disa automjete.
Zëdhënësi Kelani tha se lidhur me incidentin policia ka ndaluar dhe intervistuar një person. Një incident tjetër midis tifozëve të Bambit dhe atyre të Trepçës ka ndodhur vetëm 10 ditë më parë në Mitrovicë, ku ishin lënduar disa persona.
Friday, 22 April 2011 10:27