Izolimi në ambientet e klubit dhe dieta me “regjim kazerme” i ka bërë mirë Adrianos, i cili është kthyer të buzëqeshë dhe të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi i ka dhënë fitoren skuadrës së Korinthians ndaj Botafogos me një gol të shënuar që në minutën e 3-të.
“E di që më mungon ende diçka, jam i qetë dhe e di që duhet të punoj shumë gjatë javës për të qenë në formë. Trajneri më jep qetësi, flet shpesh me mua dhe besimi i tij më lumturon”.
“Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë, duhet të ri-gjej prapë tonin muskulor dhe kam humbur disa kile. Shokët e skuadrës e dinë se sa lodhem gjatë javës dhe se sa mund të jap gjatë ndeshjeve. Shpresoj t’u shpërblej besimin që më kanë dhënë”, ishte komenti i Adrianos i cili po lufton për të siguruar një rinovim kontrate. (LajmeShqip.com)
Sunday, 26 February 2012 14:20