Aktivistet për të drejtat e grave të organizatës “Femen”, kanë zhvilluar sot në Ukrainë një protestë të veçantë kundër presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko. Ky i fundit, i cilësuar si diktatori i fundit evropian, pritet të jetë sot i pranishëm në stadium në Kiev për të parë finalen e Euro 2012 mes Italisë dhe Spanjës.
Prania e tij në këtë finale ka nxitur aktivistet e “Femen” të protestojnë në mënyrën e tyre, duke u zhveshur para stadiumit ku do të luhet finalja. Një pjesë e tyre mbanin kapuç mbi fytyrë, shkopinj gome në dorë dhe kishin të shkruar KGB në gjoks e në kurriz, pasi këtë emër mban ende policia sekrete në Bjellorusi.
Një prej tyre kishte veshur pantallona me rripa dhe mbante mustaqe, pikërisht për të ironizuar më pamjen e Lukashenkos. (LajmeShqip.com)
Sunday, 01 July 2012 14:10