William Carvalho është dëshira kryesore e Rafa Benitezit.
Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë mesfushorin portugez të Sporting Lisbona, William Carvalho.
Nga Reali pritet të largohet Lucas Silva, ndërsa Asier Illaramendi me shumë gjasë do të kaloj te skuadra angleze Liverpool.
Me largimin e tyre, Reali do të kishte vetëm tre mesfushor Kroos, Modric dhe Casemiro dhelpër këtë Benitez ka nevojë edhe për një mesfushor.
Marca shkruan se Carvalho pritet t’i kushtojë shumë Realit, pasi klauzola e tij është 45 milionë euro dhe pa këto para Sporting nuk do ta lejoj që të largohet.
Përvec Realit për Carvalhon po interesohen edhe Arsenal dhe Manchester United.
Friday, 14 August 2015 10:36