****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E martë, 18 tetor, 09:45)) – Bashkëpunëtorët nga terreni të portalit LajmeShqip.com, kanë bërë të ditur se sot prej orës 08:00 deri në 09:00, punëtorët e postës dhe të spitalit në veri të Mitrovicë, kanë protestuar te Ura e Ibrit, me parulla në të cilat KFOR-in dhe EULEX-in i kanë quajtur okupatorë, por të cilët, kanë thënë ata, do t’i presin me qetësi.
Bëhet e ditur se para protestuesve ka mbajtur fjalim drejtori i këtij spitali dhe njëri prej figurave të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Milan Ivanoviq.
Ndërkohë, burime të protalit kanë bërë të ditur se nesër në mëngjes pritet të takohen strukturat paralele serbe në veri, respektivisht e ashtuquajtura Bashkësi e Komunave Serbe në veri, për të vendosur për barrikadat në veri të Kosovës.
Nesër në atë mbledhje, sipas burimit të portalit, do të merret vendim që të lejohet kalimi i KFOR-it, por jo i edhe i EULEX-it dhe të policisë së Kosovës.
Burimi i portalit nga veriu bën me dije se mbrëmë vonë KFOR iu ka dhënë afat deri të dielën strukturave paralele serbe në veri që t’i heqin të gjitha barrikadat, derisa përfaqësuesit e strukturave paralele kanë thënë se do ta lejojnë vetëm kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.
Thursday, 17 November 2011 11:15