*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E mërkurë, 9 nëntor, 06:45) – Burime të portalit nga veriu njoftojnë se një grup i përbërë prej 40 personave të partisë radikase serbe të Voisllav Sheshelit, me emrin “Strela” (Shigjeta), kanë ardhur në veri të Kosovës si përforcim të grupeve kriminale të vendosur nëpër barrikada.
Burimi saktëson se ky grup është i vendosur tek zjarrfikësit në lagjen e boshnjakëve dhe të gjithë kanë uniformë.
Ky grup të hënën, dje, kanë kthyer KFOR-in amerikanë nga Zveqani për në Jug të Mitrovicës dhe nuk janë lejuar të kalojnë barrikadat
*****************************
Një granatë dore është neutralizuar dhe asgjësuar nga pjestar e NATO-së në Kosovës në parkingun e stacionit të policisë në Zubin Potok. Gjatë neutralizimit të kësaj granate nga ana e njësiteve të specializuara të KFOR-it, nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale në objektet dhe automjetet përreth. Dyshohet se granata ishte vendosur në parking të dielën rreth rreth mesnatës, ndërkohë që nuk dihen autorët e tentativës së këtij sulmi me granatë, si dhe dhe motivet e këtij incidenti.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E hënë, 7 nëntor, 10:00) Një autokolonë e KFOR-it është kthyer të Hënen (sot) në orët e hershme të mengjesit nga grupet kriminale serbe. Autokolona e KFOR-it e komponentes Amerikane është kthyer në dalje të Zveçanit pasi që grupet kriminale serbe kishin bllokuar rrugën që të shpie për në pikëkalimin kufitar G1 në Jarinjë
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:51) – Oliver Ivanoviq, Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, ka vlerësuar të premten se KFOR-i nuk duhet t’i largojë barrikadat sepse në këtë mënyrë po krijon tensione. “Kam frikë se kjo do të ndikojë vetëm në përforcimin e barrikadave në tërë territorin e veiut të Kosovës. Ky është një aksion i panevojshëm i KFOR-it që vetëm ngrit tensione, ndërsa ne nuk kemi nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë Ivanoviq
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E premte, 4 nëntor, 13:20) Situata e sigurisë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak mbetet e tensionuar. KFOR ka pezulluar heqjen e barrikadave. Në anën tjetër grupe kriminale serbe jane grumbulluar, ndërkohë kanë ngritur barrikadën e re mbi 2 metra të lartë.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E premte, 4 nëntor, 10:23)-KFOR që në orët e para të mëngjesit ka filluar largimin e barrikadave në pikëkalimin kufitar G31 në Bërnjak. Menjëherë pas këtij aksioni, grupet kriminale që kanë mbështetjen e Beogradit zyrtarë kanë filluar të organizojnë barrikada të reja në këtë pikëkalimi kufitar.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E martë, 1 nëntor, 11:10) – Burime të portalit nga veriu njoftojnë se nëse nuk ndalesh në barrikadat “zik-zak” me makinë, grupet kriminale server qëllojnë me armë zjarri. Natë më parë këto grupe që bëjnë roje nate kanë shti me armë zjarri në drejtim të një makine e cila po kthehej nga Mitrovica në Leposaviq, derisa makina nuk është ndalur.
Incidenti ka ndodhur në barrikadën në afërsi të Leposaviqit. Ngasësi i automjetit për fatë të mirë nuk është qëlluar dhe kishte qenë i dehur. Rasti nuk është lajmëruar as në polici, bënë të ditur burimi i Portalit LajmeShqip.com. Burimi më tej ka shtuar se banorët e thjeshtë të veriut janë të kërcënuar seriozisht për jetë nga këto grupe kriminale.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:31) – Dje dy automjete të KFOR-it janë sulmuar me gurë nga një grupi i personave te paidentifikuar në veri të Mitrovicës, në rrugën “Anke Spajiq”, përkatësisht në udhëkryqin e rrugëve që dërgojnë drejt Zveçanit të vogël.
Ndërsa patrulla policore e stacionit veri në Mitrovicë, ka kuptuar se bëhej fjalë për dëmtim të dy automjeteve zyrtare të MSU të KFOR-it austriak.
Dy automjetet zyrtare të KFOR-it, kanë pësuar dëme materiale, thyerje të xhamave anësore dhe të një retrovizori, derisa të njëjtit ishin në qarkullim dhe ishin sulmuar me gurë nga një grup prej së paku 5-6 personave, të moshës rreth 15-16 vjeçar, ka bërë të ditur policia.
Veç dëmeve materiale të regjistruara, nuk është raportuar për të lënduar.
Rasti i sulmit me gurë është regjistruar në stacionin policor në veri të Mitrovicës, ndërsa pas kontaktit me prokurorin publik të prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, rasti është kualifikuar si vepër penale “rrezikim i personave në mbrojtje ndërkombëtare”, të paraparë sipas nenit 141 të Kodit Penal të Kosovës, ka njoftuar policia.
Thursday, 17 November 2011 11:15 
