****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E premte, 28 tetor, 11:31) – Në veri të Kosovës, sot herët në mengjes ushtarët e KFOR-it kanë hequr barrikadën që e mbanin serbët në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak, nga drejtimi i Ribariqit.
Aksioni është zhvilluar pas orës 03:00 të mengjesit.
Mesohet se aksioni ka qenë i rrufeshëm, me pjesëmarrje të shumë ushtarëve, ndërkohë që nuk ka pasur reagim nga ana e serbëve.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 16:05) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se serbët i kanë liruar rrugët vetëm në njërin shirit (kahje) dhe vetëm për KFOR-in.
Gjithashtu, raportohet se konvoji i KFOR-it ka shkuar sot në Jarinjë dhe në Bërrnjakë, nëpër rrugët e veriut, por serbët nuk e kanë lejuar dhe kalimin e pjesëtarëve të EULEX-it.
Ndërkohë, bëhet e ditur se ndërrimi i doganierëve dhe policëve të Kosovës, në pikat kufitare 1 dhe 31, është kryer nga EULEX-i, në rrugë ajrore.
Raportohet për situatë të qetë dhe vazhdim të prezencës së serbëve në barrikada.
*****************************
Mitrovicё (PLOTЁSUAR 11:20) – Bashkёpunёtorё tё portalit nga veriu i Kosovёs, serbёt kanё filluar tё largojnё njёrёn pjesё tё barrikadёs, nё hyrje tё fshatit Rudare, ku kishin vendosur edhe kripё. Ata e kanё hequr vetёm njёrёn anё tё shiritit tё rrugёs.
Ndёrsa barrikadёn e vendosur dhe e betonuar nё hyrje tё fshatit Rudare, nuk ёshtё hequr ende dhe nuk ёshtё bёrё e ditur ende se kush do ta heqё atё.
*****************************
Mitrovicё (PLOTЁSUAR, E enjte, 27 tetor, 09:52) – Burime tё portalit nga veriu i Kosovёs, kanё bёrё tё ditur se serbёt lokalё e kanё liruar njёrёn anё tё qarkullimit nё barrikadёn nё hyrje tё fshatit Zupç.
Por, po sipas burimit, nuk pritet qё KFOR tё pranojё njё gjё tё tillё, deri nё heqjen pёrfundimtare tё barrikadёs dhe tё gjitha barrikadave nё veri tё Kosovёs.
Nё tё kundёrtёn, bёhet e ditur se, po qё se KFOR do tё pranojё kompromise tё tilla, atёherё serbёt e veriut do tё shndёrroheshin nё faktorё dhe palё tё vёrtetё e zhbllokimit ose kontrollimit tё veriut.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 17:30) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se ka përfunduar takimi midis përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut dhe të përfaqësuesve serbë të veriut.
Burimi ka bërë të ditur se serbët e veriut kanë ofruar planin, sipas të cilit, prej orës 09:00 të ditës së enjte (nesër) do të hapen rrugët kryesore për qarkullimin për KFOR-in.
Ndërsa, po sipas burimit, serbët kanë propozuar që EULEX duhet të zhvillojë bisedime intensive dhe zgjidhjen për qarkullimin e tyre ta gjejë pas bisedimeve me Beogradin.
Raportohet se KFOR nuk është pajtuar me këtë propozim dhe ka kërkuar lirimin pa kushte të rrugëve të veriut, për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Edhe në këtë takim nuk ka marrë pjesë Branko Niniq, kryetar i komunës paralele të Leposaviqit. Ai e ka bojkotuar takimin si rrjedhojë e mospajtimeve të politikave dhe nuk është pajtuar me planin e propozuar nga serbët për KFOR-n dhe EULEX-in.
Sipas burimit, përgjegjësi kryesor për çdo veprim të mëtejmë në veri mbetet KFOR-i.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:53) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se mosveprimi apo kushtëzimi i EULEX-it nga strukturat paralele në veri, të lidhura me krimin, po bëhet pikërisht që ata t’i eskivojnë mundësisë së arrestimit të tyre.
Bëhet e ditur se kjo po ndodhë jo për shkak të mosfunksionimit të institucioneve të Kosovës apo të atyre ndërkombëtare, por pikërisht për arsyen se serbët e veriut, të lidhur me krimin e organizuar, po i frikësohen arrestimit të tyre dhe të liderëve serbë të lidhur me krimin, nga ana e EULEX-it.
Burimi i afërt me krerët e veriut, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e serbëve hallin kryesor e kanë arritjen e imunitetit për të mos u arrestuar, e jo atë të prezencës së doganierëve dhe të policëve të Kosovës në dy pikat kufitare në veri.
***************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E mërkurë, 26 tetor, 13:31) – Burime të portalit nga terreni, kanë bërë të ditur se në orën 14:00 pritet t mbahet takimi midis përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it dhe të UNMIK-ut me përfaqësues të serbëve të veriut.
Këta të fundit bëhet e ditur se veç janë në një takim, kurse gjithçka drejt heqjes së barrikadave do t varet nga qëndrimi i KFOR-it.
Po sipas burimeve të portalit, KFOR është i vendosur që barrikadat të hiqen pa asnjë kusht.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 15:33) – Ka përfunduar takimi i të të ashtuquajturve kryetarë të katër komunave serbe të veriut dhe i të ashtuquajturit kryetar i Qarkut të Mitrovicës së Veriut, në Zveçan, ku është diskutuar qëndrimi i Tadiqit për zhvillimet në veri të Kosovës dhe vendimi për barrikadat.
Takimi është kryer dhe përfaqësuesit e serbëve të veriut janë deklaruar se do t’i heqin të gjitha barrikadat, por me kushtin që as KFOR-i dhe as EULEX-i të mos i dërgojë në pikat kufitare veriore doganierët dhe policët e Kosovës.
Ata kanë kërkuar të kthehet situata e para 25 korrikut të këtij viti.
Ndërkohë, KFOR ka deklaruar sot se nuk do të pranojë kurrfarë kushtesh nga serbët, për heqjen e barrikadave dhe zhbllokimin e lëvizjes në veri të Kosovës.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:39) – Bashkëpunëtorët e portalit nga terreni, bëjnë të ditur se barrikada tjetër e vendosur mbrëmë nga serbët, në veri, është hequr në mëngjesin e sotëm nga pjesëtarët e KFOR-it.
Gjithashtu raportohet se takimi midis përfaqësuesve serbë të veriut të Kosovës, në Zveçan, po vazhdon edhe në këto momente.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E martë, 25 tetor, 10:45) – Burime të portalit LajmeShqip.com kanë bërë të ditur se në këto momente, rreth orës 11:00, në Zveçan pritet të nis takimi i katër kryetarëve të të ashquajturave komuna serbe në veri të Kosovës dhe i të ashtuquajturit kryetar i Qarkut të Mitrovicës Veriore.
Takimi do të mbahet me dyer të mbyllura, kurse temë diskutimi do të jetë heqja e barrikadave dhe rezultatet e takimit me presidentin serb Boris Tadiq.
Burimi bën të ditur se ekzistojnë thyerje të mëdha midis kryetarëve të të ashtuquajturave komuna serbe të veriut.
Raortohet se kryetari i Leposaviqit, Branko Niniq, që vjen nga partia e presidentit Tadiq, e ka bojkotuar takimin e tre kryetarëve të tjerë të konave, të mbajtur në Zveçan.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, 23:15) – Të gjitha barrikadat që çojnë në pikën kufitare 31 në Bërnjakë janë hequr nga vetë serbët lokalë, ndërsa zëdhënësi i KFOR-it, Frank Martin ka thënë për KTV se “rruga për në këtë pikë kufitare është e lirë dhe qarkullimi mund të bëhet normalisht”.
“Kjo ka ndodhur pas konsultimeve që ka pasur Komanda e KFOR-it me serbët lokalë”, ka thënë Martin.
Ndërkohë, siç ka thënë ai, barrikadat mbesin në rrugën që dërgon për në pikën kufitare 1 në Jarinjë. (koha)
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 16:18) – Kryetari paralel i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, ka paralajmëruar të hënën para barrikaduesve në Jegenicë, se nesër do të mbahet takimi i përbashkët i kuvendeve komunale të të të ashtuquajturave katër komunat veriore, në të cilën do të bëhen të ditura porositë e kreut të Serbisë, si dhe veprimet që duhet ndërmarrë në ditët e ardhme.
“Do t’i informojmë delegatët rreth rezultatit të bisedimeve në Beograd dhe pas kësaj do të marrim vendim për mënyrën e veprimit të udhëhequr drejt, për të jetuar në shtetin tonë të Serbisë”, ka thënë Ristiq.
Ai ka apeluar tek popullata që deri në mbajtjen e këtij takimi, të vazhdojnë me përpjekjet dhe rezistencën e tyre sikurse deri tani, përkatësisht të qëndrojnë nëpër barrikada të qetë dhe pa shkaktuar ndonjë incident.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 15:25) – Komandanti i KFOR-it, general Erhard Drews, i ka inspektuar sot trupat e tij në Zupç dhe Jegenicë, kanë raportuar bashkëpunëtorë të portalit nga veriu i Kosovës.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 14:37) – Bashkëpunëtorët e portalit nga terreni, raportojnë se shtatë eprorët e ushtrisë ruse në këtë momente po qëndrojnë në barrikadën e Jegenicës.
Paraprakisht ata qëndruan në barrikadën e ngritur te Ura e Ibrit.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:54) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës kanë bërë të ditur se shtatë eprorë të ushtrisë ruse, me uniforma ushtarake, kanë qëndruar në veri të Mitrovicës.
Ata, të shoqëruar nga liderë politikë serbë kanë vizituar barrikadën te Ura e Ibrit, për t’i parë nga afër zhvillimet.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E hënë, 24 tetor, 10:55) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës kanë bërë të ditur se nata e mbrëmshme në veri ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Raportohet se KFOR-i dhe grupet serbe kanë qëndruar në të njëjtat pozicione, ndërkohë që në barrikada kanë ardhë përforcime serbësh edhe nga Nikshiqi i Malit të Zi.
Ndërkohë bëhet e ditur se pas dështimit të takimit në Beograd, serbët kanë deklaruar se nuk do t’i largojnë barrikadat, derisa nuk largohen nga pikat kufitare policët dhe doganierët e Kosovës.
*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 16:23) – Bashkëpunëtorë të portalit nga veriu i Kosovës, kanë raportuar se një grup kriminelësh serbë në veri të Kosovës, e kanë rrahur ekipin e gazetarëve të televizonit Klan Kosova, në fshatin Zupç.
Bëhet e ditur se Arbër Jashari, gazetar dhe Bardh Stublla, kameraman, janë sulmuar dhe shqelmuar nga një grup serbësh të këtij fshati.
Ekipi i gazetarëve ishte duke xhiruar jo më larg se dhjetë metra në distancë nka pikëkontrolli i KFOR-it në këtë fshat, ndërkohë që paqeruajtësit nuk kanë ndërhyrë fare.
KFOR e ka monitoruar nga afër tërë ngjarjen, por nuk e ka ndihmuar ekipin e gazetarëve, derisa ata sulmoheshin nga serbët.
Për fat të mirë, gazetarët i kanë shpëtuar më të keqes, duke arritur të ikin nga vendngjarja.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 16:09) – Burime të portalit, nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se sonte, në mbrëmje, katër të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe në veri, do të takohen me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
Burimet bëjnë të ditur se ata kanë udhëtuar sot pasdite drejt Beogradit.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E diel, 23 tetor 13:12) – Në veri të Kosovës pjesëtarët e KFOR-it po zgjerojnë punktin, ku janë ndalur nga e mërkura pranë barrikadës në Jegenicë, komuna e Zubin Potokut. Ndërsa, njoftime të tjera nga veriu bëjnë të ditur se gjatë natës dhe sot paradite nuk ka pasur veprime për hapjen e rrugëve të barrikaduara drejt dy vendkalimeve kufitare.
Grupe të serbëve edhe natën e shkuar e kaluan në barrikada, ndërsa kryetarët e katër komunave të veriut presin të takohen sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç për të biseduar rreth “tejkalimit të krizës në veri” dhe “presin përkrahje për qëndrimin e tyre që në vendkalimet në veri të Kosovës nuk duhet të ketë doganierë dhe policë kosovarë”.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 17:33) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se ka përfunduar pa sukses takimi midis komandantit të KOFR-it, Erhard Drews dhe shefit të EULEX-it, Xavier De Manhac, me të ashtuquajturit kryetarë të katër komunave serbe në veri veri të Kosovës.
Burimi i afërt me takimin ka konfirmuar se palët janë ndarë pa marrëveshje, në një takim shumë të tensionuar, në të cilin serbët kanë parashtruar kërkesa të papranueshme për KFOR-in dhe EULEX-in.
Katër përfaqësuesit serbë kanë kërkuar që EULEX-i të mos qarkullojë assesi në veri të Kosovës, që të mos tentohet heqja e barrikadave dhe që policët dhe doganierët e Kosovës të mos dërgohen më në pikat kufitare në veri.
Në fund të takimit serbët kanë marrë përsipër të bisedojnë me Beogradin për çështjen e lejimit ose jo të EUELX-it, meqë, siç ka thënë burimi, EULEX është vendosur në Kosovë edhe me pajtimin e Beogradit.
Bëhet e ditur se palët nuk janë marrë vesh nëse do të ketë takim tjetër midis tyre, kurse komandanti i KOFR-it i ka refuzuar kategorisht kërkesat e serbëve dhe nuk u ka dhënë asnjë garanci dhe për veprimet e mëtejme.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E shtunë, 22 tetor, 15:41) – Në këto momente ka filluar një takim midis komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, shefit të EULEX-it, Xavier De Marnhac dhe të të ashtuquajturve kryetarë të katër komunave serbe në veri të Kosovës.
Takimi po mbahet në selin e misionit të BE-së në veri të Mitrovicës dhe ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes për heqjen e barrikadave dhe zhbllokimin e lëvizjes në veri.
Thursday, 17 November 2011 11:15 