*****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E hënë, 31 tetor, 09:33) – Situatë e pandryshuar në veri të Kosovës. KFOR ende nuk ka lëvizur në zhbllokimin e rrugëve.
Serbë, në numër të kufizuar, kanë vazhduar të bëjnë rojë në barrikada, përkundër temperaturave të ulëta.
Ndërsa, nga Beogradi, udhëheqësi i ekipit negociator serb me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq, ka paralajmëruar se për veriun do të ndodhë një zgjidhje që nuk do t’i kënaqë interesat dhe synimet e serbëve.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 16:21) – Grupet kriminale serbe kanë vendosur një barrikadë të re në afërsi të pikalimit kufitar, në Bërrnjakë, kanë bërë të dituar burime të portalit.
Sipas burimit kriminelët serbë, pas aksionit të KFOR-it, një ditë më parë, që rezultoi me largimin e një barrikade, ata sot në afërsi të po asaj ish-barrikade kanë vendosur barrikadë të re, por kësaj radhe me rërë .
Vendosja e barrikadës, sipas burimit, është bërë me qëlllim që t’i tregohet KFOR-it se “nuk ka lojë me serbët” dhe se ata janë të vendosur që ta sfidojnë edhe NATO-n.
Po sipas burimit, urdhri për vendosjen e barrikadës është dhënë nga i ashtuquajturi Shtab i Krizës në Veri, i cili përbëhet nga katërt kryetarët e komunave, ai i të të ashtuquajturit Qark i Mitrovicë, shefi i MUP-it dhe ai i Mbrojtjes Territoriale, përkatësisht i ushtrisë së Serbisë.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR, E shtunë, 29 tetor 12:18) – Rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat që i kanë vënë grupet kriminale serbe, me përjashtim të disa barrikadave që janë larguar pjesërisht. Serbët edhe gjatë natës kanë bërë roje në barrikadat kryesore, si në Jegenicë, Rudare e Mitrovicë, kanë raportuar bashkëpunëtorë të portalit.
KFOR-i dhe EULEX-i, janë duke e shfrytëzuar ajrin për transportimin e pjesëtarëve të tyre dhe të policëve e doganierëve të Kosovës, në pikat kufitare 1 dhe 31. Gjithashtu, këto misione të sigurisë në Kosovë transportin ajror janë duke e shfrytëzuar edhe për furnizimin e trupave të tyre në veri.
Burime të portalit nga veriu, theksojnë se serbët që janë duke bërë rojë në barikada gjatë natës, janë të armatosur dhe në brez mbajnë pistoleta, ndërsa shtëpitë dhe objektet përcjellëse, aty afër, i kanë bërë si depo të armëve të gjata.
Pjesëtarët e NATO-s nuk janë duke pranuar që të lëvizin nëpër marshutën tokësore, të cilën ua kanë sygjeruar (liruar) grupet kriminale serbe në veri të Kosovës.
Ndërsa policia në Mitrovicë, ka raportuar se gjatë natës në veri nuk është shënuar ndonjë incident.
Thursday, 17 November 2011 11:15