Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:15

****************************

Mitrovicё (PLOTЁSUAR, E premte, 21 tetor, 09:24) – Burime tё afёrta me ndёrkombёtarё, brenda KFOR-it dhe strukturave tё sigurisё, kanё bёrё tё ditur pёr Portalin LajmeShqip.com se mbrёmё nё veri tё Kosovёs janё identifikuar rreth 80 persona tё grupit famёkeq tё tifozёve beogradas “Delije”, tё cilёt njihen si pёrkrahёsit ultras tё klubit futbollistik “Cёrvena Zvezda”.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 20:45) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se KFOR i ka bllokuar të gjitha rrugët alternative të hapura më herët nga serbët.

Ato janë rrethuar me tela gjemborë, sikur se edhe në barrikadën e Zupçit, dhe pranë tyre ka makineri dhe ushtarë të shumtë të KFOR-it.

Burimi bën të ditur se nga KFOR ka bllokuar edhe rrugët tjera në veri, kurse situata mbetet tejet e tensionuar, por pa incidente.

****************************

Mitrovicё (PLOTЁSUAR 18:45) – Burime tё portalit nga terreni bёjnё tё ditur se ka lёvizje tё mobilizuara serbёsh nga Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku nё drejtim tё Jegenicёs.

Kёto lёvizje po organizohen nga grupet ekstremiste serbe, nёn parullёn se “kush nuk bashkohet nё Jegenicё, ёshtё tradhtar”.

Burime tё portalit bёjnё tё ditur se nё mesin e atyre qё po lёvizin nё Jegenicё, janё parё persona tё armatosur dhe me uniforma ushtarake.

****************************

Mitrovicё (PLOTЁSUAR 18:27) – Burime tё portalit nga terreni bёjnё tё ditur se nё kёto momente ka filluar heqja e barrikadёs sё vendosur midis fshatrave Zupç e Koshtovё, nё Magjistralen e Adriatikut.

Barrikadёn po e heqin forcat e KFOR-it.

****************************

Mitrovicё (PLOTЁSUAR 15:01) – KFOR e ka rrethuar zonёn nё Jegenicё me tela gjemborё, ndёrkohё qё grupe serbёsh tё fustruar qёndrojnё tё mbledhur aty.

Raportohet pёr zhvillime tё operacionit edhe nga ajri, kurse pёrforcime tё trupave tё KFOR po vijnё edhe nga anё tё tjera tё Kosovёs.

****************************

Mitrovicё (PLOTЁSUAR 13:15) – Situata nё veri tё Kosovёs vazhdon tё jetё e qetё, por e tensionuar.

Me iniciativё tё grupeve kriminale serbe, janё mbledhur shumё gra e fёmijё nё afёrsi tё barrikadave, nё shenjё kundёrshtimi tё operacionit tё KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, vazhdon qёndrimin e tij nё veri.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 11:15) – Burime të portalit nga veriu, bëjnë të ditur se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, në këto moment po qëndron në veri të Mitrovicë, konkretisht në Jegenicë, vendin ku ndodhi incidenti midis ushtarëve të KFOR-it dhe grupeve kriminale serbe.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 10:56) – Bashkëpunëtorë të portalit nga terreni, kanë bërë të ditur se në barrikadën te Ura e Ibrit, në Mitrovicë, janë grumbulluar një grup serbësh me uniforma luftarake.

Ata e quajnë veten ish-luftëtarët serbë dhe, në ndërkohë, po vazhdojnë me provokimin e situatës, duke kënduar këngë çetnike.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 10:47) – Tensionohet situata në Jegenicë. Ushtarët e KFOR-it janë futur në “senduiç”, nga dy barrikadat e ngritura me kamionët e grupeve kriminale të Zvonko Veselinoviqit.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR: 10:15) – Gjatë një konfrontimi midis forcave të KFOR-it dhe grupeve kriminale serbe, në Jegenicë, janë lënduar dhjetë paqeruajtës të KFOR-it, nga gurët e kriminelëve serbë.

Si kundërmasë, ushtarët e KFOR-it kanë përdorur sprej të syve për shpërndarjen dhe neutralizimin e sulmuesve serbë.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 10:07) – Nga veriu i Kosovës raportohet se dy barrikada të tjera janë hequr nga EULEX-i, në afërsi të pikës kufitare në Bërrnjakë.

EULEX-i ka filluar me heqjen e barrikadave nga pikakufitare G31 në drejtim të Mitrovicës.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 09:48) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se barrikada e sapolarguar nga ushtarët e KFOR-it, në Jegenicë, është rikthyer sërish.

Njoftohet se ajo menjëherë është përforcuar nga esktremistët serbë, me katër kamionë të kompanisë së kapos së krimit të veriut, Zvonko Veselinoviq.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 08:33) – Burime të portalit kanë bërë të ditur se ekstremistë serbë në veri të Kosovës, po bëjnë përpjekeje të vazhdueshme që të nxjerrin sa më shumë njerëz në barrikada.

Ata kanë siguruar edhe transportin për bartjen e tyre në Zupç, Zubin-Potok, Jarinjë dhe vendet të tjera me barrikada.

Por, raportohet se përgjigjia e qytetarëve në këtë përpjekje të ekstremistëve serbë, është gjithnjë e më e vogël.

Në ndërkohë, KFOR vazhdimisht po apelon për qetësi, në të kundërtën, thotë se është i detyruar të përdorë forcën.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 07:29) – Burime të portalit LajmeShqip.com, nga veriu, bëjnë të ditur se në kontaktin fizik midis ushtarëve të KFOR dhe serbëve të Jegenicës, nuk ka pasur eskalim të situatës e as përdorim të gazit lotsjellës, për të cilën kanë raportuar disa media serbe dhe të cilave iu janë referuar edhe disa media shqipe.

Në Jegenicë janë grumbulluar rreth 100 serbë, ndërkohë që KFOR po bën apel të vazhdueshëm për shpërndarje dhe qetësi, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë.

***************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 06:44) – Heqja e barrikadave ngë KFOR-i po shoqërohet me vëzhgim edhe nga ajri, përmes helikopterëve..

***************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 06:30) – Ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur një muaj më parë nga grupet kriminale serbe në atë barrikadë.

Burimi njofton se është hequr edhe barrikada e vendosur në Zupç. Njëkohësisht njoftohet se përgjatë fshatrave Zupç e Jagenicë nuk ka rrymë, shkaku i defekteve teknike.

KFOR bëhet e ditur të jetë pozicionuar në dalje të Zupçit dhe në hyrje të Jegenicës, në rrugën malore, në drejtim të Zubin Potokut e Bërrnjakut..

Kamionët janë hedhur në ara.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, E Enjte, 20 tetor, 05:48) – KFOR sapo ka filluar operacionin e heqjes së barrikadave, ka njoftuar burimi i portalit nga veriu i Kosovës.

Është duke u larguar barrikada e parë, ajo në Jegenicë.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë operacionit.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 22:22) – Në lagjen Kroi i Vitakut, te banesat e serbëve, në veri të Mitrovicës, janë parë në këto orë persona të armatosur dhe me maska, kanë bërë të ditur burime të portalit.

Bhëte e ditur gjithashtu për lëvizje të shtuar të makinave pa targa, në këtë lokalitet, në veri të Mitrovicës, i cili është i banuar me popullsi të përzier.

****************************

Mitrovicë, PLOTËSUAR (E mërkurë, 19 tetor, 18:51) – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se krimineli i njohur i veriut, Zvonko Veselinoviq, po shtëtit i lirë në veri të Mitrovicës.

Ai është shfaqur në Mitrovicë, sot në orët e pasdites, pas dështimit të takimit të strukturave paralele serbe me KFOR-in, për barrikadat.

Burimi ka bërë të ditur se, në këto momente, Zvonko Veselinoviq po shëtit i lirë, vetë i pesti, në Lagjen e Boshnjakëve, te banesat në ndërtim te lumi Ibër.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 19:10) – KFOR-i has në rezistencë gjatë operacionit të konvojit për furnizim në veri.

Zyra e KFOR për marrdhënie me publikun në një komunikatë për shtyp të dhënë pak më parë bën të ditur se sot konvojet të KFOR-it tentuan t’i furnizojnë trupat e KFOR-it në portat në Jarinjë dhe Bërrnjakë nëpërmjet rrugës, por hasën në rezistencë të protestuesve të cilët ishin vendosur në bllokadat rrugore në veri të Kosovës.

“Jam i zhgënjyer me këtë përfundim. Veriu nuk i është bindur kërkesës për largimin e bllokadave rrugore; megjithatë pres që takimi i ardhshëm në veri të sjellë rezultate pozitive. KFOR-i është i gatshëm dhe i vendosur për të vepruar në të mirë të lirisë së lëvizjes në qoftë se takimi i komunave të mërkurën nuk sjell rezultate të kënaqshme. Qëllimi ynë është t’u mundësojmë popullatës civile ta vazhdojnë jetën normale”, sqaroi komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Drews.

Komunikata rithekson se Misioni i KFOR-it është të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet. “KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë fuqishëm, me kujdes dhe me paanshmëri në pajtueshmëri të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkuara”, përfundon komunikata.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 13:41) – Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, ka zbritur sot në veri të Mitrovicës, kanë bërë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com.

A ka qëndruar në mesin e serbëve të veriut, në zhvillimet sotme për barrikadat.

Portali ka raportuar në zhvillimet e ditëve të kaluara se serbë vullnetarë të Republikës Serbe të Bosnjës iu janë bashkuar ekstremistëve të veriut në ruajtjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Ndërkohë, ditë më parë edhe një delegacion i serbëve nga strukturat paralele të veriut, ishte pritur nga Dodik në selinë e tij në Banja Llukë.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR 12:01) – Përfaqësues të KFOR-it kanë mbajtur një takim me përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, në fshatin Jagenicë, në të cilin janë dakorduar që KFOR t’u japë edhe sot afat për heqjen e barrikadave.

Ndërkohë KFOR ka hequr dorë nga dërgimi i kamionëve dhe makinerisë së rëndë në veri, të cilët deri në këto momente kanë pritur për veprim, të stacionuar në fshatin Çabër.

Ndërsa, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kërstimir Pantiç, bëhet e ditur të ketë deklaruar se serbët janë të gatshëm t’i lirojnë rrugët për qarkullimin e lirë të KFOR-it.

Pages: 1 2 3 4 5 6