Tiranë-Ambasadori i Prezencës së OSBE- së në Shqipëri, Eugen Wollfarth u shpreh sot se, përsa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të gjendet një konsensus i ngjashëm me atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
“Është e rëndësishme që të shtrohet rruga e nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, tha Wollfarth lidhur me debatin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Pas një takimi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori Wollfarth iu përgjigj interesit të medias mbi çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
“Vizita që pata sot me zotin Totozani tregon se ajo që nevojitet për të shtruar rrugën drejt integrimit të vendit në BE është konsensusi dhe dialogu, që është i mundur”, tha Ëollfarth.
Sipas ambasadorit të OSBE-së, “127 votat që zoti Totozani mori në Kuvend janë një fakt i rëndësishëm pasi tregojnë vendosjen e besimit për një kauzë të rëndësishme siç është shteti ligjor. Shpresoj që do të gjendet një konsensus i ngjashëm edhe për zgjedhjen e Presidentit”, tha ambasadori Wollfarth.
Monday, 09 January 2012 15:01