Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 14:22

Tiranë- PD ka marrë një vendim për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit Lartë të Drejtësië Kreshnik Spahiu ka bërë me dije se kryeministri Sali Berisha “pasi partia e tij që është e Kryetarit të Lartë të Drejtësië është turp i institucionit të KLD-së”.

Shefi i qeverisë tha se “kjo kërkesë vjen pasi institucionet kushtetuese po përdoren për kërkesa strik partiake, por edhe duke dhunuar rëndë këto dy institucione. Në marrjen e këtij vendimi është edhe fakti se KLD nuk do t’ia heqë mandatin këtij sharlatani por ne bëjmë deytrën tonë”.

Më tej Berisha tha se kryetari i Aleancës Kuqezi “përfaqëson z.Topi”.

Sipas Berishës “parlamenti shqiptar mund t’a shkarkojë, një sharlatan i cili pasi ka vendosur standardet më të papranushme për atë institucion, e merr dhe e kthen në një forcë politike, kjo është një gjë shumë e rëndë. Ai nuk ka të ardhme sepse ata që veprojnë kështu me institucionet shqiptare ditën për diell, ata kthehen aty ku kanë qenë, në skutat e errësirës ku kanë qenë.”

Më tej kryeministri Berisha sqaroi se “nuk do të ndërmerret asnjë nismë ndaj institucionit tjetër (presidentit) i cili do të vijojë të ndërtojë partinë e tij”.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit, deklaroi kryeministri Berisha tha se “ai do të jetë një proces kryekëput kushtetues. Sigurisht, kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha njerëzore për t’i dhënë vendit një personalit dhe president me integritet të lartë që të përmbushë detyrimet e tij, por më duhet t’iu garantoj ju se do të jetë kushtetuta e vendit që do të respektohet pikë për pikë”.

Sa i përket thirrjeve të ambasadorëve për gjetjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për emrin e presidentit të ri, Berisha tha se “respekti për mendimin ndryshe është i madh edhe kur ky vjen nga ambasadorët. Nuk ka njeri që të jetë më fleksibël ndaj mendimeve të ambasadorëve por çdo gjë ka një hierakri dhe këtu prevalon kushtetuta. Ne do ta zbatojmë këtë kushtetutë në mënyrën më besnike”.