Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron këngëtaren kosovare Rona Nishliu për përfaqësimin dinjitoz dhe të suksesshëm të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit kosovar.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Evropiane ‘Eurovision'”, thuhet në urim.
Tiranë – Kryeministri Berisha ka uruar këngëtaren Rona Nishliu dhe ekipin shqiptar për suksesin e arritur në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012, beri te ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrise.
Kryeministri Berisha i telefenoi menjëherë pas përfundimit të festivalit, këngetares Rona Nishliu dhe i përcolli asaj urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer si dhe për përfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz.
Kryeministri Berisha iu shpreh asaj se për shqiptarët, por jo vetem për ata, ajo ishte zëri absolut i Festivalit dhe se i kishte përfaqësuar ata në mënyrën më të mrekullueshme.(LajmeShqip.com)
Sunday, 27 May 2012 21:17